Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bëhuni gati sepse ky këngëtar i mirënjohur do të “zbarkojë” në Tiranë për të ndezur sheshin Skënderbëj!

November 18
09:20 2017

Ardhja e yjeve të njohur ndërkombëtarë në vendin tonë është padyshim një event për të mos u humbur!

Fillimisht erdhi Rita Ora, më pas Jessie J, James Blunt, Bebe Rexha, Dua Lipa e këtë vit, në shehsin Skënderbëj pritet të performojë në Natën e Bardhë Emeli Sande.

Ama, duket se bashkia nuk është mjaftuar e kaq, por ka nisur për prenotojë një tjetër këngëtar të kalibrit të madh.

Bëhet fjalë për Enrique Iglesias, i cili pritet të performojë në Tiranë në maj të vitit të ardhshëm.

Këtë e ka bërë të ditur vetë drejtorja e promovimit në Bashkinë e Tiranës, Julia Dhame, e cila e ftuar në emisionin Lart e Poshtë, ka premtuar një sërë eventesh të reja muzikore në vend përgjatë fundvitit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje