Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bëhuni gati për Aulonën dhe Fatmën! “Bletëzat” dhe “Thumb”-i tyre po rikthehen…por në një tjetër televizion

Bëhuni gati për Aulonën dhe Fatmën! “Bletëzat” dhe “Thumb”-i tyre po rikthehen…por në një tjetër televizion
October 12
10:59 2019

Ju kishte marë malli për “”Thumb”? Për të gjithë ndjekësit që u kanë munguar thumbat e Aulonës dhe Fatmës po ju japim një lajm të mirë: “Thumb” rikthehet më i fuqishëm se kurrë dhe me plot të reja.

Aktualisht Fatma dhe Aulona janë duke xhiruar spotin e programit më të ndjekur të showbiz-it në Shqipëri i cili ndryshe nga sezonet e kaluara këtë herë do të transmetohet në një televizion të ri.

Dy moderatoret kanë publikuar në Story-t e tyre prapaskenat nga xhirimet e spotit të ri i cili do të lajmërojë fillimet e një rrugëtimi të ri për “Thumb”, i risjell këtë herë tërësisht ndryshe. Në videot e publikuara prej tyre duket një kamera e “Ora News” duke zbuluar kështu se edicioni i ri do të transmetohet në këtë televizion.

Dy moderatoret shfaqen në një dhomë hoteli, vendi ku mendohet se do të xhirohet edhe promoja. Ende nuk dihet data e saktë e fillimit të programit të njohur pasi Aulona dhe Fatma kanë preferuar ta zbulojnë në një moment të dytë por e sigurt është që për ju po vjen një surprizë me “S” të madhe.

Më herët Fatma është shprehur në një intervistë se programi do të pësojë ndryshime të mëdha jo vetëm në televizionin kur do të transmetohet por edhe në përmbajtje. Se për çfarë bëhet fjalë të gjithë e mësojmë shumë shpejt! Bëhuni gati, “bletëzat” dhe “Thumb”-i tyre po rikthehen!/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje