Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Befason Miley Cyrus: “Lidhja ime e parë ka qenë me një femër! Arsyeja është kjo…”

Befason Miley Cyrus: “Lidhja ime e parë ka qenë me një femër! Arsyeja është kjo…”
October 12
09:57 2016

Këngëtarja Miley Cyrus, që aktualisht është edhe në jurinë e “The Voice”, ka befasuar me rrëfimin e saj të sinqertë në revistën “Power of Women”, në të cilën ka treguar lidhur me seksualitetin e saj.

“Jeta ime ka qenë shumë e komplikuar, sepse unë nuk e kuptoja gjininë time, jo më të kuptoja seksualitetin tim. Nuk mund të them se kam qenë biseksuale, kjo fjalë ta shpif sepse të vendos korniza. Unë kam qenë gjithnjë neutrale. Në fakt, lidhja ime e parë në klasë të gjashtë ka qenë me një vajzë”, – ka thënë Miley.

Ndërkohë ajo ka vazhduar se është ndier gjithnjë shumë neutrale për sa i përket seksualitetit dhe është e mendimit se në lidhje dhe në marrëdhënie seksuale çdo eksperiment është i lejueshëm dhe nuk është çudi që të kesh një seksualitet neutral ku ti i pranon të gjitha llojet e lidhjeve.

“Kur kam shkuar në një mbledhje të LGBTQ ishte dikush që nuk dinte ta identifikonte veten si femër apo si mashkull. Ishte edhe e bukur, edhe seksi, por të dyja këto vlera mund t’ia vishje atij personi edhe në qoftë se ishte femër, edhe në qoftë se ishte mashkull. Ai person më ngjau aq shumë me veten!” – ka thënë këngëtarja. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje