Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Becky me flokë të bukura” ndodhet në Shqipëri

June 04
10:47 2016

Kënga “Lemonade” e Beyonce më shumë se për klipin u përfol për vargun në të cilin ajo i këndonte pabesisë së të shoqit dhe përmendte “ Becky me flokë të bukur”. Aludimet ishin të shumta se kush mund të ishte misteriozja që e kishte shtyrë Jay Z-në të tradhëtonte Beyonce-n por kurrë nuk na kishte vajtur mendja se mund të ishte kaq afër nesh. “Becky me flokë të bukur” ndodhet në Shqipëri!

Mbrëmjen e djeshme, Lori Hoxha ka postuar një foto në Instagram me shkrimin “ Becky with the good hair”. Me siguri Lori duhet ta ketë bërë këtë në formën e një shakaje meqë kjo u kthye në një mister për të gjithë, pasi në të kundërt përshkrimi në foto do të ishte “Lori with the good hair” sepse duhet thënë se flokët i duken me të vërtetë bukur…

Ndjekësit e kanë komentuar dhe janë shprehur me shaka se më në fund u gjet dhe e shumëpërfolura Becky, por disa i kanë shkruar se pavarësisht kësaj, Jay Z nuk mund të jetë në preferencat e Lorit.

Shperndaje