Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Beckham pozicionohet në anën e Kim Kardashian dhe kundër të dashurës së tij

Beckham pozicionohet në anën e Kim Kardashian dhe kundër të dashurës së tij
July 20
15:29 2016

 

Pavarësisht se Khloe Kardashian është tallur e po tallet me të dashurën e tij për shkak të “luftës” Taylor Swift-Kim Kardashian, Brooklyn Beckham është pozicionuar në krah të Kardashianëve dhe West.

17 vjeçari ka postuar një foto të një bluze nga “Life Of Pablo”, veshje zyrtare që jepet në turneun e Kanye-s. Në këtë bluzë shkruhet: “Step Up In This Bitch Like I’m The One Your Bitch Like”/ “Vepro sikur jam unë ai që e dashura jote pëlqen”, varg ky nga kënga “Waves” e reperit.

Fotoja vjen pak ditë pasi e dashura e tij, Chloe Moretz, u gjend në mes të “sherrit” mes Kim Kardashian dhe Taylor Swift, në të cilën Chloe u pozicionua në krah të Swift.

Chloe komentoi në Twitter duke thënë: “Të gjithë në industri duhet ta nxjerrin kokën nga vrima ku gjenden dhe të shikojnë ç’ka po ndodh në të vërtetë në botë. Boll e shpërdoruat zërin për gjëra të parëndësishme”.

Kaq ka mjaftuar që Khloe Kardashian t’i shfryjë të gjithë zemërimin 19-vjeçares, duke postuar një foto paksa të papërshtatshme të modeles dhe shkruan: “Kjo është vrima së cilës po i referohesh Chloe?”.

Shpresojmë që postimet e Beckham të mos ndikojnë në marrëdhënien e tij me Chloe-n.

Komento
Etiketimet
Shperndaje