Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bebet e Marinës dhe Luanës u rritën shumë shpejt

Bebet e Marinës dhe Luanës u rritën shumë shpejt
November 18
14:45 2016

Mesa duket, bukuria e motrave Vjollca është e trashëguar dhe këtë e shohim qartë që te nëna e tyre, motra më e madhe apo mbesat. Pak minuta më parë, Marina dhe Luana kanë postuar foton e mbesave binjake, të cilat sot kanë ditën e tyre të lindjes. Marina i quan bebe, edhe pse tashmë ato janë bërë zonjusha shumë të bukura. Ndërsa Luanës i duket e pabesueshme se sa shpejt kalojnë vitet.

“Bebet e mia të vogla u rritën shumë shpejt! Gëzuar ditëlindjen, zemrat e mia! Love u pafund #mbesat #binjake Kledisa&Klevisa”,- shkruan moderatorja duke shprehur dashurinë për to.

“Sa cute të vogla e sa të mëdha e të bukura jeni bërë kaq shpejt! Happy birthday të voglat e mia! Miss&Love u so much Kledi&Klevi. #mbesat #twins”, – ka shkruar Luana.

Tezet janë shumë të veçanta dhe në jetën e një vajze janë shumë të rëndësishme, thuajse sa nëna. Kledisa dhe Klevisa duhet të ndihen me fat që tezet e tyre, Marina dhe Luana, përveçse janë dy nga vajzat më të bukura të showbiz-it, i duan ato kaq shumë.

marina

luana

Komento
Etiketimet
Shperndaje