Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bebe Rexha si Rita Ora

April 02
15:59 2016

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re me Nicki Minaj, që duket se është në hapat perfektë drejt suksesit.

Por ajo që nuk mund të lihej pa u vënë re është ngjashmëria e Bebe Rexhës me Rita Orën.

Të dyja janë këngëtare të suksesshme, me origjinë shqiptare, por nuk mjafton vetëm kjo. Rita dhe Bebe kanë një ngjashmëri të madhe edhe në fizik. Ngjyra e flokëve dhe stilet janë pothuajse njëlloj. Kjo sigurisht nuk është rastësi, sepse rastësia nuk mund të ndodhë gjithmonë.

Bebe Rexha, mesa duket, po ndjek hapat e Rita Orës për sa i përket look-ut.  Madje në disa foto nuk është vetëm look-u i njëjtë, por edhe qëndrimi.

Në Instagram-in e Bebe Rexhës shohim shumë foto për të cilat do të thoshim:Ua, si Rita!

 

 

 

Etiketimet
Shperndaje