Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Bebe Rexha pre e bullizmit para se të bëhej e famshme: “Më tallnin çdo ditë”

Bebe Rexha pre e bullizmit para se të bëhej e famshme: “Më tallnin çdo ditë”
October 18
18:10 2019

Bebe Rexha, sot numëron miliona fansa nga e gjithe bota, por jeta s’ka qenë gjithmonë aq e thjesht për këngëtaren shqiptare me origjinë nga Dibra.

Para se të fitonte këtë popullaritet dhe famë që ka sot, në kohën kur ishte në shkollw, Bebe Rexha pre e bullizmit.

Këngëtarja ka treguar se një vajzë në shkollë e quante çdo ditë të shëmtuar dhe askush nuk bënte asgjë për këtë. Madje, as mësuesit të cilëve i kishte kërkuar ndihmë.

“Një ditë në shkollë, isha ulur në lokal së bashku me shoqet e mia të klasës. Një vajzë që më ngacmonte gjithmonë, filloi të vinte nëpër tavolina dhe t’i thoshte të gjithave se ishin të bukura, derisa erdhi tek unë dhe më ulëriti “E shëmtuar” në fytyrë, ndërsa të gjithë nisën të qeshin.

Tallesha çdo ditë dhe kthehesha në shtëpi duke qarë. Kisha frikë të shkoja në shkollë pasi askush nga mësuesit s’bënte asgjë kur i kërkoja ndihmë.

Sot festojmë ditën e shpirtit. Unë besoj se s’ka rëndësi çfarë background-i keni, kë dashuroni apo ku besoni, të gjithë meritojmë të ndihemi të sigurt.”- ka shkruar Bebe në postim.

Share