Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bebe Rexha nuk ka nevojë për një mashkull në krahë, i paguan vetë të gjitha

Bebe Rexha nuk ka nevojë për një mashkull në krahë, i paguan vetë të gjitha
November 08
20:34 2018

Bebe Rexha është single dhe këtë detaj nga jeta e saj, këngëtarja me origjinë shqiptare nuk kursehet ta tregojë në çdo moment.

Por këtë herë, ylli i hitit “I’m a mess” ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale për të treguar se pse ka vendosur të jetë pa një mashkull në krah të saj.

“Unë nuk kam nevojë për një mashkull, i paguaj vetë të gjitha”- shkruan Bebe në mbishkrimin e një fotoje të publikuar në profilin e saj zyrtar në Instagram, teksa ngjit shkallët e avionit.

Këngëtarja është nisur për të marrë pjesë në sepktaklin e madh të Victoria’s Secret me aeroplan privat, dhe si duket ka përfituar nga rasti për të ndarë me ndjekësit shprehjen  e tekstit të “Pussycat Dolls”, që me siguri duhet të jetë edhe moto-ja e saj.

Bashkë me Rita Orën, ajo do të perfomojë sonte në spektaklin e këtij viti të Victoria Beckham.

Ndërkohë, Bebe po shijon suksesin e hitit “I’m a mess”, ndërsa së shpejti pritet të publikohet me videoklip kënga “Say my name”, bashkëpunim me David Guetta e J Balvin.

/blitz.al/

Komento
Shperndaje