Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bebe Rexha “në panik”: Shpresoj që këtë herë të mos e djallos!

Bebe Rexha “në panik”: Shpresoj që këtë herë  të mos e djallos!
October 21
15:32 2016

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, do të jetë prezantuesja e “MTV EMA” këtë vit dhe ky lajm ka bërë jo pak bujë në të gjitha portalet dhe rrjetet sociale. Sigurisht kjo nuk është një arritje e vogël kur mendojmë se Bebe Rexha nuk ka shumë kohë që është pjesë e muzikës ndërkombëtare.

Duket se edhe vetë ajo është mjaft e emocionuar nga kjo detyrë shumë e bukur që i është besuar, por sigurisht duke qenë se ka edhe një peshë të madhe mbi supe, Rexha ndjen edhe një lloj frike për performancën e saj në datën 6 nëntor, kur do të mbahet edhe eventi.

“Akoma s’mund ta besoj që do të jem prezantuesja e “MTV EMA” për këtë vit. Shpresoj të mos e djallos këtë herë”, – ka thënë plot sinqeritet këngëtarja me origjinë shqiptare ndërkohë që ndjekësit e saj të shumtë e kanë inkurajuar duke i thënë se ajo do t’ia dalë mjaft mirë. /Blitz.al/

bebe-rexha

Komento
Shperndaje