Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bebe Rexha në një marrëdhënie me reperin amerikan?

Bebe Rexha në një marrëdhënie me reperin amerikan?
February 25
15:40 2017

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka qenë shumë e rezervuar për sa i përket jetës private. Por duket se së fundmi është duke u bërë publike një lidhje e mundshme e këngëtares me reperin amerikan G-Eazy.

Ata kanë bërë disa bashkëpunime si F.F.F, Me, Myself and I dhe pothuajse gjithmonë kanë shoqëruar njëri-tjetrin nëpër turne dhe koncerte. Deri këtu mund të mendonim se janë thjesht miq dhe bashkëpunëtorë të mirë, por Blitz.al ka zbuluar se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se kaq. Përveç faktit se ata janë të pandashëm, në disa prej fotove që Bebe Rexha ka postuar në rrjetet sociale, shihen disa komente të cilat i cilësojnë ata si një çift.

Bashkangjitur me foton e fundit me G Eazy, këngëtarja shkruan: “Shumë mirënjohëse për të”.

Mbetet për t’u parë në qoftë se Bebe dhe G Eazy janë çift vetëm në jetën e tyre artistike apo edhe në atë reale./Blitz.al/

Komento
Shperndaje