Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Bebe Rexha mbërrin në Shqipëri: “Nuk e harroj nga vij, do ndërtoj shtëpitë e dy familjeve”

Bebe Rexha mbërrin në Shqipëri: “Nuk e harroj nga vij, do ndërtoj shtëpitë e dy familjeve”
December 02
15:30 2019

Të shumë kanë qenë personazhet e njohur, të cilët në këto ditë të vështira për Shqipërinë kanë ofruar ndihmën e tyre, qoftë në ndihma fizike drejtpëdrejtë në familjet e prekura nga tërmeti, po ashtu dhe në mbledhjen e fondeve.

Bebe Rexha ka qenë një prej tyre dhe ditën e sotme e ka mbajtur premtimin e dhënë pak ditë më parë, duke mbërritur vetë në Shqipëri, për të parë nga afër gjendjen e familjeve të pastreha dhe për tu siguruar se ku do të shkojnë lekët e mbledhura prej saj.

Artistja me origjinë shqiptare shkoi në fshatin Bubq pak minuta më parë dhe në një deklaratë të shkurtër për mediat u shpreh: “Jam këtu për të ndihmuar shqiptarët, do ndërtoj shtëpitë e dy familjeve. Unë nuk e harroj se nga vij ose se kush jam, pavarësisht famës.”

Bebe shoqërohej në këtë vizitë nga vajza e Presidentit Meta, Era dhe nga aktori Bes Kallaku, i cili bashkë me familjen e tij ka qenë i vendosur në fshatin Bubq këto ditë. Këngëtarja e famshme do të qëndrojë në Shqipëri vetëm një ditë, ndërkohë që në dëshirat e saj është dhe ndërtimi i një shkolle në zonën e prekur nga tërmeti. /Blitz.al/

Share