Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bebe Rexha, e lumtur për eksperiencën në MTV Video Music Awards

Bebe Rexha, e lumtur për eksperiencën në MTV Video Music Awards
August 28
21:08 2016

Ka rezultuar shumë i suksesshëm ky vit për artistet me origjinë shqiptare, të cilat tashmë janë pjesë e skenave më të mëdha.

Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa etj., vazhdojnë karrierën e tyre gjithnjë në ngjitje, duke u vënë pa ndrojtje përballë yjeve të tjerë botërorë.

Këtë gjë së fundmi e dëshmon edhe performanca e Bebe Rexhës në mbrëmjen para show-t të MTV Video Music Awards.

Ajo shfaqet shumë entuziaste në postimet në rrjetet sociale dhe shprehet se ndihet mirënjohëse që është pjesë e një fundjave të tillë.

“Ëndrra u bë realitet”, – shkruan ajo ndër të tjera.

Bebe Rexha, krahas performancës me këngën “In the name of love” në pre-show-n e MTV VMA, do të jetë edhe pjesë e mbrëmjes speciale sot, ku do të ngjitet në skenë për të dhënë një nga çmimet për artistët e tjerë. /Blitz.al/

Smiles last night at the @MTV pre-VMA show. So grateful to be part of this weekend #vmas

A photo posted by Bebe Rexha (@beberexha) on

#InTheNameOfLove in NYC tonight. thanks @MTV!!! #VMAs TOMORROW

A video posted by Bebe Rexha (@beberexha) on

Shperndaje