Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bebe Rexha e emocionuar niset drejt Tiranës: “Do të jetë çmenduri!”

September 08
10:44 2016

Bebe Rexha - Snapchat

Ka afruar data e koncertit të shumëpritur të Bebe Rexhës në Tiranë. Këngëtarja me origjinë shqiptare do të performojë pasditen e 9 shtatorit në sheshin “Nënë Tereza”.

Në disa postime në llogarinë e saj në Snapchat, Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit një pjesë të rrugëtimit drejt Shqipërisë. Fillimisht ajo ka treguar se po niset për në vendin tonë nga Los Angeles, duke u shprehur tejet e emocionuar. “Po vij në Tiranë, do të jetë çmenduri!” – ka thënë Rexha.

Më pas ajo ka treguar edhe disa momente nga udhëtimi i saj me avion, duke dashur kështu të jetë sa më pranë fansave të saj në këtë event të veçantë të karrierës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje