Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bebe Rexha do të prezantojë eventin më të rëndësishëm të muzikës moderne europiane

Bebe Rexha do të prezantojë eventin më të rëndësishëm të muzikës moderne europiane
October 17
17:13 2016

Ky vit mund të themi se është padyshim “viti i Bebe Rexha-s”.

Fillimisht ajo publikoi bashkëpunimin me Nicki Minaj, “No Broken Hearts”, më pas u bë pjesë e këngës së Martin Garrix, “In The Name of Love”, performoi në MTV VMA, prezantoi një çmim në këtë event, performoi sërish përkrah Beyonce, Nicki Minaj, Alicia Keys etj. Tani Rexha do të prezantojë eventin më të rëndësishëm muzikor në Europë, MTV EMA 2016.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja e MTV EMA në Twitter me anë të një videoje, ku Bebe shfaqet mjaft mirë, ndërkaq vetë artistja shkruan: “Jam shumë e emocionuar për të prezantuar MTV EMA në Rotterdam këtë vit”.

Ne i urojmë shumë fat Bebe-s dhe presim mbrëmjen e 6 nëntorit. /Blitz.al/

 

Shperndaje