Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Beatrixi nostalgjike për fshatin. Foto me fruta e perime

Beatrixi nostalgjike për fshatin. Foto me fruta e perime
September 15
17:13 2017

Prej kohësh tashmë, këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj dhe vëllai i saj, Albani, jetojnë në Tiranë.

Por pas një periudhe pjesëmarrjesh të shumta në kompeticione të ndryshme apo projektesh, Beatrixi është kthyer në vendlindjen e saj bashkë me familjen.

Në disa foto të postuara në Instagram, ku shihet natyra e bukur e fshatit Llapashticë, ajo na tregon se qetësinë e gjen vetëm aty. Gjithashtu, Beatrix ka ndarë me ndjekësit e saj foto me perime e fruta “bio”, të sapokëputura.

Pas një dreke me familjen me produkte fshati dhe një “fli” karakteristike të zonës, këngëtarja është drejtuar drejt Prishtinës ku siç shohim në foto, po e shijon pas një periudhe mungese. Nuk e dimë nëse këngëtarja do të kthehet sërish në Tiranë apo do të nisë edhe një herë jetën e saj atje. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje