Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Beatrix Ramosaj nuk ndalet. I shkruan edhe Xhemi Shehut…

Beatrix Ramosaj nuk ndalet. I shkruan edhe Xhemi Shehut…
June 26
15:25 2016

Ende vazhdon të flitet për eventin “Top Music Awards” të zhvilluar ditën e premte,  ku shumë prej artistëve të momentit në vend iu dhanë çmime për këngët e tyre.

Mes suksesit të pritur dhe polemikave të personazheve që nuk ishin prezent në mbrëmje, pati zëra të revoltuar edhe nga “brenda sallës”!

Njëra prej tyre ishte këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila shprehet e ofenduar ndaj batutës së Ledion Liços në lidhje me faktin se ajo nuk ishte më e virgjër, siç vetë këngëtarja kishte deklaruar 1 vit më parë. Për këtë Beatrix ka reaguar me një status në profilin e saj në Instagram, ku thotë se i është prekur dinjiteti i saj si femër.

Por Beatrix nuk mjaftohet me kaq!
Ajo ka vendosur t’i shkruajë edhe moderatores Xhemi Shehu në një nga postimet e saj!

“E di që ke një vajzë, ta kesh me jetë. Më shkruaj kur të jetë 20 vjeç dhe t’ia diskutojnë virgjërinë palaçot, për disa shikues më shumë. Nëse je akoma me këto mend do të më vijë keq për ty. Klm!” – ka shkruar këngëtarja, koment i cili duket i pavend në këtë rast, duke qenë se shkrimi i Xhemi Shehut ka qenë ky:

“Epo, paske qenë shumë tip i qetë që s’reagove kurrë për gjithë ato “Oscar” të humbur. #pakarakter

Në fakt, në pamje të parë ky shkrim nuk duket t’i jetë referuar Ramosajt, përkundrazi, moderatorja i drejtohet këngëtarëve të nominuar të cilët nuk arritën të “rrëmbenin” një çmim. Për më tepër Beatrix ka qenë e pasaktë kur ka shkruar se Xhemi ka një vajzë, gjë që ia vunë në pah edhe komentuesit poshtë saj. Kujtojmë se Xhemi është nënë e dy fëmijëve, të dy djem.

Mesa duket Beatrix ka mbetur jo pak e ofenduar nga mbrëmja e “Top Music Awards”, sa kërkon t’ua shprehë këtë gjë të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e atij eventi.

 

Epo paske qene sh tip i qete qe sreagove kurre per gjithe ato Oscars te humbur #pakarakter

A photo posted by ✌ (@xhemi.shehu) on

Komento