Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Beatrix Ramosaj: “Ledion ke cënuar dinjitetin tim si femër”

June 25
16:04 2016

Pas përfundimit të Top Music Awards, ka patur shumë reagime nga artistët e ftuar. Disa kanë patur pakënaqësi kundrejt çmimeve, e disa të tjerëve nuk ju kanë pëlqyer aspak batutat apo veprimet që ka bërë Ledioni në skenë.

Një ndër këta artistë është edhe Beatrix Ramosaj. Si fillim Beatrix është indinjuar për batutën që Ledioni bëri para 1500 njerëzve duke thënë : “…më e rëndësishmja është që Beatrix Ramosaj ka humbur virgjërinë”. Më pas vëllait të saj, Alban Ramosaj i është fikur mikrofoni në momentin që do të përshëndeste, një veprim që përsëri Beatrix-it nuk i ka pëlqyer aspak.

Nëpërmjet një postimi në Instagram këngëtarja ka shprehur atë që nuk tha dje gjatë spektaklit. Ajo shprehet e indinjuar dhe e ofenduar nga ndodhitë e mbrëmjes së djeshme.

beatrix

Etiketimet
Vip
Shperndaje