Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Beatrix Ramosaj: Ja për kë e lashë duhanin…

Beatrix Ramosaj: Ja për kë e lashë duhanin…
September 19
19:49 2016

Ditën e sotme, Beatrix Ramosaj ka zbuluar një “sekret” për veten e saj. Këngëtarja ka qenë duhanpirëse, madje thotë se pinte dy paketa në ditë.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo ka treguar se sa shumë cigare pinte, si fshihej nga familjarët dhe si vendosi ta linte.

Beatrix e ka lënë cigaren 15 ditë më parë dhe shprehet shumë e lumtur për këtë gjë. Gjithashtu, këngëtarja tregon se pas saj e la cigaren edhe i dashuri i saj, Ervin. Ajo ka folur për dëmin që i shkaktonte duhani dhe për mënyrën se si ndihet tani që ka hequr dorë.

Në fund duket sikur u bën thirrje duhanpirësve të bëjnë të njëjtën gjë duke u thënë: “E di, e di që është shumë e vështirë për secilin nga ju, por unë tani po e shikoj çfarë i kam bërë vetes”./Blitz.al/

beatcas

Shperndaje