Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Beatrix Ramosaj e përlotur rrëfen ndarjen: I thashë vetes zgjohu, gjithçka ka një kufi!

Beatrix Ramosaj e përlotur rrëfen ndarjen: I thashë vetes zgjohu, gjithçka ka një kufi!
March 04
20:05 2017

Prej dy javësh, Beatrix Ramosajn po e shohim në spektaklin e vallëzimit në Tv Klan, “Your Face Sounds Familiar”.  Ajo gjithnjë ka qenë pjesë e mediave rozë jo vetëm për karrierën, por edhe për jetën personale. Prej kohësh mediat kanë aluduar se ajo është ndarë nga i dashuri i saj, kjo për shkak se këngëtarja nuk ka postuar më foto në rrjete sociale me të. Mbrëmjen e sotme ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Prive”, ku ka rrëfyer për herë të parë se lidhja e saj prej më shumë se dy vitesh ka përfunduar.

Trixa është shprehur se njerëzit njihen, dashurohen por jo gjithçka mund të ecë.

“Ai ma ka ditur vlerën dhe më ka mbështetur shumë. Më ka motivuar për projektet që kam sjellë. E vlerësoj për ato vite që ka qenë pjesë e jetës sime”,- është shprehur këngëtarja.

“Gjithçka e ka një fund, edhe pse unë jam rritur me idenë e pafundësisë, por që në jetën reale ndodh ndryshe. Erdhi momenti që thashë: Beatrix, zgjohu, kjo është jeta! Gjithçka e ka kufirin e vet”,- ka shtuar e përlotur Beatrix.

Beatrix e ka bërë publike historinë e saj të dashurisë me Ervin, madje ata janë shfaqur bashkë edhe gjatë pjesëmarrjes së saj në “Dancing with the stars” duke kërcyer. Megjithatë, ashtu si tha edhe Trixa, çdo gjë tashmë ka marrë fund./Blitz.al/

Shperndaje