Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Beatrix Ramosaj, dedikim të atit: E vetmja plagë që nuk shërohet asnjëherë

Beatrix Ramosaj, dedikim të atit: E vetmja plagë që nuk shërohet asnjëherë
August 07
11:49 2016

Beatrix Ramosaj i ka dedikuar mbrëmë një shkrim emocionues babait të saj, i cili është ndarë nga jeta pesë vite më parë. Këngëtarja shkruan se, edhe pse kanë kaluar vite, ajo ia ndjen shumë mungesën dhe ende e ka të vështirë ta pranojë faktin që ai nuk ndodhet më pranë familjes për të parë arritjet e saj dhe të Albanit, vëllait të saj.  Bashkangjitur shkrimit të ndjerë, ajo ka postuar një fotografi të fëmijërisë, ku shfaqet në krah të babait. Ndiqni në vijim shkrimin e plotë të Beatrixës:

“Ndoshta e kam shumë të vështirë ta pranoj faktin që ai nuk është më mes nesh… Dhe dëshira e madhe për ta parë edhe një herë duke marrë frymë, duke jetuar, duke qeshur… më bën ta mendoj kaq shumë, në çdo moment dhe në çdo ditë që kalon. Vazhdoj ta shoh edhe në ëndërr kaq shpesh. Kanë kaluar 5 vite dhe është hera e parë që e shoh dy herë në ëndërr brenda dy javëve. Si është e mundur… të duash aq shumë të ringjallësh dikë ose të duash kaq shumë ta takosh vetëm edhe njëherë, t’i tregosh se sa shumë e do dhe se sa shumë na mungon! Vras mendjen se si mund të ishte jeta po të ishte gjallë akoma, sa shumë do të ndikonte në jetën tonë. Kur e shikoj në ëndërr gjëja e parë që më shkon në mendje është t’i hidhem në krahë e  ta përqafoj fort, me sa fuqi të kem… Duke u çmallur… Duke plotësuar atë ndjesinë e mungesës së tij për 5 vjet. Dhe në mëngjes ndiej një lumturi që të paktën e takoj në ëndërr dhe zgjohem me lot në sy. Është e vetmja plagë që nuk shërohet asnjëherë. Sidomos tani, këtë vit. Çdo ditë e më shumë ndihet mungesa jote babi. Sa do të doja të ishe gjallë! Do të më shikoje mua dhe Albanin dhe në çdo hap që do të bënim do të ndiheshe krenar për ne! Sa dua që vetëm një herë të dëgjoj zërin tënd duke më thënë: “Bravo! Jam shumë krenar për ty!” Siç më the në performancën time të parë. Nuk e harroj kurrë gëzimin tënd dhe fjalët e tua të ndjera: “Bravo, ke dalë ashtu siç kam dashur unë gjithmonë të shkëlqeje”. Por e di çka? Albani po shkëlqen më shumë se unë, është rritur, është shumë i talentuar dhe të ngjan ty komplet. Po na bën krenarë çdo ditë dhe e di që edhe ti nga lart je shumë krenarë për ne dhe për mamin, pa të cilën nuk do të ishim kurrë këtu ku jemi sot. Është merita e mamit dhe e jotja. Jemi krenarë dhe me fat që kemi një mamush kaq të kujdesshme dhe të mirë dhe një baba që na ndjek nga parajsa dhe që jeni krenarë për ne. Mungesa jote ndihet çdo ditë e më shumë. Të duam shumë! Oh, sa shumë më mungon!”. /Blitz.al/

Ndoshta e kam shume te veshtire ta pranoj faktin qe ai nuk eshte me mes nesh… Dhe deshira e madhe per ta pare dhe nje here duke marr fryme, duke jetuar, duke qeshur.. me ben ta mendoj kaq shume, ne cdo moment dhe ne cdo dite qe kalon.. Vazhdoj ta shof dhe ne enderr kaq shpesh.. Kane kaluar 5 vite rresht dhe eshte hera e pare qe e shof 2 here ne enderr brenda dy javeve.. Si eshte e mundur… Te duash aq shume te ringjallesh dike, ose te duash kaq shume ta takosh vetem edhe njehere, ti tregosh se sa shume e do dhe se sa shume na mungon.. vras mendjen se si mund t ishte jeta po te ishte gjalle akoma.. Se sa shume do ndikonte ne jeten tone.. Kur e shikoj ne enderr gjeja e pare qe me shkon ne mendje, i hidhem ne krah duke e perqafuar aq fort me sa fuqi te kem… Duke u cmallur.. Duke plotesuar ate ndjesine e mungeses se tij per 5 vjet.. Dhe ne megjes ndjej nje lumturi qe t pakten e takoj ne enderr, dhe zgjohem me lot ne sy.. Eshte e vetmja plage qe nuk ke sherohet asnjeher.. Sidomos tani, kete vit.. Cdo dite e me shume ndjehet mungesa jote babi… Sa do doja te ishe gjalle… Do me shikoje mua dhe Albanin dhe ne cdo hap qe do benim do ndiheshe krenare per neve, sa dua vetem nje here te degjoj zerin tend duke me thene ; bravo babit.. Jam shume krenare per ty… Sic me the ne performancen time te pare.. Nuk e harroj kurre gezimin tend dhe fjalet e tua te ndjera..; Bravo babit, ke dal ashtu sic kam dashur une gjithmone te shkelqeje.. Por e di cka? Albani po shkelqen me shume se une, eshte rritur, shuuume i talentuar, dhe te ngjan ty komplet, po na ben krenare cdo dite dhe e di qe dhe ti nga lart je shume krenare per ne, dhe per mamin qe pa ate nuk do ishim kurr ketu ku jemi sot. Eshte komplet merita e mamit dhe e jotja.. Jemi krenare dhe me fat qe kemi nje mamush kaq te kujdesshme dhe te mire, dhe nje baba qe na ndjek nga parajsa dhe qe jeni krenare per ne… Mungesa jote ndjehet cdo dite e me shume.. Te duam shume… Oh sa shume me mungon… ❤️ #sorryforbeingtoohonest #imisshimtoomuch #daddyslittlegirl #familyfirst

A photo posted by Beatrix Ramosaj (@beatrixramosaj) on

Komento
Shperndaje