Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Beatrix e dëshpëruar për ndarjen e “BranAngelina”. Lutem për ju dhe fëmijët!

Beatrix e dëshpëruar për ndarjen e “BranAngelina”. Lutem për ju dhe fëmijët!
September 21
00:19 2016

Ditën e sotme, lajmi i ndarjes së një prej çifteve më të njohur të Hollywood-it i ka habitur të gjithë. Aktorja Angelina Jolie mësohet se ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj, Brad Pitt, një lajm i konfirmuar edhe nga avokati i saj. Të shumtë kanë qenë fansat të cilët janë trishtuar nga kjo ndarje e njëra prej tyre është edhe këngëtarja Beatrix Ramosaj.

Këngëtarja ka postuar një foto të çiftit në Instagram-in e saj duke treguar mbështetje për ta dhe fëmijët në këtë moment të vështirë të jetës dhe e ka seriozisht:
“Dashuri, kurajë dhe forcë për Anxhelina-n, Brad-in dhe fëmijët në këtë moment të vështirë! #Brangelina #sosad”- shkruan Beatrix.
Çifti ka qenë bashkë prej vitit 2004./Blitz.al/

Shperndaje