Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

BBC paralajmëron Adele, fjalori i saj nervozoi shikuesit

BBC paralajmëron Adele, fjalori i saj nervozoi shikuesit
June 28
09:18 2016

Adele është paralajmëruar nga BBC pasi ka përdorur disa herë fjalë të papërshtatshme gjatë festivalit të Glastonbury të shtunën.

Kjo ka qenë pjesmarrja e saj e parë në këtë festival dhe duket se nuk ka shkuar dhe aq mirë pasi fjalori i saj ka zemëruar publikun nga ekrani. Adele  ka përdorur fjalën f**k në publik, madje shpesh dhe duke iu drejtuar audiencës. Për 90 minuta performancë në skenë ajo ka sharë plot 33 herë. Këngëtarja 28 vjeçare e ka pranuar dhe vetë se është paralajmëruar për ta zbutur fjalorin e saj pasi performancat trasmetohen dhe live në televizion.

“A e dini se sa rock en roll jam unë? Jo aq shumë, por BBC më ka paralajmëruar për fjalorin tim. Vë bast se Muse nuk e ka përjetuar diçka të tillë”- është shprehur Adele.

Shperndaje