Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bashkohen gratë e Prince, një memorial privat në përkujtim të tij

Bashkohen gratë e Prince, një memorial privat në përkujtim të tij
May 12
10:34 2016

Kanë kaluar vetëm pak javë nga humbja e muzikantit Prince, por bota është ende duke mbajtur zi për të. Nëse kemi parasysh faktin që humbja e tij ka prekur shumë fansa që nuk e njihnin personalisht, për njerëzit e afërt dhe familjen kjo mbetet një nga dhimbjet më të mëdha. Të mërkurën në mbrëmje, ish-gratë e këngëtarit, Manuela Testolini dhe Mayte Garcia, kanë mbajtur një memorial privat dedikuar kujtimit të tij, sipas revistës E! online, ku të ftuar kanë qenë miqtë më të afërt të Prince.
Të gjithë të ftuarve u është dërguar email me të dhënat kryesore, por prej miqve që nuk mori ftesë për memorialin e fshehtë ishte regjisori Spike Lee. Megjithatë, Spike ka postuar një foto në Instagram duke shfaqur disa veshje që ai planifikonte të vishte në memorial, në ngjyrë vjollcë, të purpurtën e këngës së famshme të këngëtarit legjendar. Regjisori, edhe pse i paftuar, nuk e zbuloi vendin se ku do të zhvillohej memoriali, por theksoi se do të bëhej afër Los Anxhelos, duke ruajtur kështu privatësinë e ngjarjes.

Për të gjithë fansat që do të duan ta respektojnë kujtimin e tij, familja ka nxjerrë një deklaratë javën e kaluar se shumë shpejt do të mbahet një memorial publik, në mënyrë që fansat e tij të mund ta nderojnë.
“Do të donim t’ju njoftonim se deri tani nuk ka pasur memorial, funeral apo një atribut në përkujtim të Prince të autorizuar nga familja apo përfaqësues të “Paisley Park”. Familja po planifikon një memorial zyrtar dhe publik në të ardhmen. Prince ka ndikuar shumë në botën e muzikës me këngët e tij dhe ka frymëzuar shumë njerëz. Ne e vlerësojmë durimin e publikut dhe gjejmë ngushëllim te dashuria, mbështetja që na keni dhënë”,- ka përfunduar deklarata.
Prince u nda nga jeta më 21 prill të këtij viti. Ende nuk dihet shkaku zyrtar i vdekjes, por dyshohet për mbidozë me qetësues “Percocet”.

Shperndaje