Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Bashkëshortja e futbollistit të Inter rrëfen për luftën me kancerin: “Prej 1 muaji kam shpresuar se ishte vetëm një makth”

Bashkëshortja e futbollistit të Inter rrëfen për luftën me kancerin: “Prej 1 muaji kam shpresuar se ishte vetëm një makth”
July 11
11:12 2019

Gruaja e një prej futbollsitëve më të njohur të Interit, Radja Nainggolan, ka rrëfyer ditën e sotme për herë të parë se po lufton me kancerin.

Claudia Nainggolan, me anë të një postimi të gjatë dhe emocionues në Instagram, ndër të tjera thotë se prej 1 muaji kur zgjohej në mëngjes ka shpresuar se ishte thjesht një makth, por tani është koha për të filluar sfidën më të vështirë të jetës së saj, kimioterapinë.

Prej 1 muaji jam zgjuar në mëngjes duke shpresuar se ishte vetëm një makth. Por jam zgjuar çdo mëngjes dhe kam kuptuar se po jetoj brenda një makthi. Shpresoja se kjo ditë do të ishte shumë e largët, por nuk ishte e shkruar kështu. Ditët kanë kaluar, po ashtu dhe lumturia ime…
Prej sot do të nis një kapitull të ri në jetën time, kimioterapinë. Dhe kush do ta kishte thënë se Klaudia, për herë të parë në jetën ë saj, do të kishte frikë që të niste një ditë të re…Frika është një mirëkuptim. Cfarë mund të them, pas shumë lotësh, është koha që ta luftoj këtë bishë të tmerrshme. Falenderoj megjithë zemër familjen dhe miqtë e mi, që më kanë ndihmaur ta shijoj në maksimum këtë muaj pushimi, duke më dhënë të gjithë forcën dhe pozitivitetin që më duhet për ta përballaur këtë…por mbi të gjitha sepse kanë mundur që të përballojnë ndryshimet e mia të humorit.
I uroj shumë fat atyre që po jetojnë të njejtin makth si unë, Kurrë mos e humbisni buzëqeshjen tuaj

 

View this post on Instagram

 

E’ da 1 mese che mi sveglio la mattina sperando si tratti solo di un incubo.. è da 1 mese che mi sveglio la mattina e realizzo di vivere dentro ad un incubo. Ho sperato che questa giornata arrivasse il più tardi possibile ma non è stato cosi.. le giornate sono volate e con loro anche la mia allegria.. da oggi inizierò un nuovo percorso della mia vita.. la CHEMIOTERAPIA. E chi lo avrebbe mai detto che Claudia per una volta nella vita avrebbe avuto PAURA di iniziare una nuova giornata.. paura è dire poco.. che dire, dopo secchiate di lacrime versate, è ora di andare a combattere questa brutta bestia 🧟‍♂️🔫 ringrazio con tutto il cuore ❣ la famiglia e gli amici che mi hanno aiutata a vivere al meglio questo mese di relax dandomi tutta la forza e la positività necessaria ad affrontare tutto…ma soprattutto hanno saputo gestire ogni mio malumore (con un alto livello di sopportazione) IN BOCCA AL LUPO 🐺 A ME E A TUTTE LE PERSONE CHE STANNO VIVENDO IL MIO STESSO INCUBO.. 🤞🎀 #nonperderemaiilsorriso

A post shared by ✨🔮✨ℂℒᎯUⅅℐᎯ 𝒩𝒶𝒾𝓃𝑔𝑔𝑜𝓁𝒶𝓃 ✨🔮✨ (@claudia_lai_nainggolan) on

Radja dhe Clauida u martuan në vitin 2011 dhe kanë një vajzë së bashku, Aysha-n. Ky lajm i tmerrshëm vjen pak ditë pasi futbollisitit, ju komunikua nga klubi i Inter që nuk është më në planet e tyre për sezonin e ri. /Blitz.al/

Share