Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bashkëshortja e Donald Trump hedh në gjyq DailyMail

Bashkëshortja e Donald Trump hedh në gjyq DailyMail
August 23
18:36 2016

Bashkëshortja e kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë, Melania Trump ka depozituar në gjykatë ankesa  dhe padi kundrejt mediave të ndryshme me arsyen e keqinformimit dhe prishjes së imazhit.

Avokati i saj, Charles Harder tha për Politico se Trump ka depozituar padi në gjykatë kundrejt Dailymail dhe disa tabloidëve të tjerë, pasi këta të fundit kanë publikuar lajme të rreme, ku thonin se Melania Trump nuk ka pasur dokumenta e leje qëndrimi në SHBA, kur ka realizuar setin e parë fotografik dhe se më parë [në vitet ’90] ka punuar si eskortë.

“Të gjitha raportimet janë 100% false, dëmtuese të imazhit dhe reputacionit si dhe shkaktojnë dëm psikologjik.  Këto lajme i kalojnë të gjitha kufinjtë e raportimeve profesionale.”, – shprehet Harder për revistën politike.

Komento
Shperndaje