Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bashkëshorti surprizon Jonida Shehun live në emision, ajo i shpreh dashurinë publikisht:Me ty kam gjithçka

Bashkëshorti surprizon Jonida Shehun live në emision, ajo i shpreh dashurinë publikisht:Me ty kam gjithçka
June 12
21:30 2017

Jonida Shehu ditën e sotme ka festuar 35-vjetorin e saj. Edhe pse një ditë e veçantë për të, si gjithnjë ajo është shfaqur në  emisionin e përditshëm “Pasdite në Top Channel”.

Megjithatë pavarësisht se në orarin e punës surprizat për të nuk kanë munguar. Moderatoren e njohur e kanë  surprizuar me një buqetë me trëndafila të kuq gjatë kohës që ajo ka qenë në trasmetim. E emocionuar Jonida ka marrë buqetën, ka shpjeguar dhe se sot festonte 35-vjetorine madje ka zgjedhur që ta lexojë me zë të lartë pusullën shoqëruese të surprizës.

Mami, edhe 100 vjeç… dhe lekët që më ndihmoi babi. Të duam shumë shumë!”

Duket se partneri i Jonidës, Albi Çifligu di të bëjë surpriza, e madje dhe të emocionojë. Padiskutim që me këtë gjest ia ka bërë ditën edhe më të bukur moderatores së njohur. Në një shkrim në Instagram, Jonida është shprehur tepër e lumtur për gjithçka ka në jetën e saj.

“Atëherë … sot mendoj se i kam të gjitha. Së pari dy sy të kaltër që më zgjojnë çdo mëngjes dhe një gojë si trëndafil me 7 dhëmbë që më buzëqesh çdo ditë. Kam një familje, kam mamin, kam motrën, kam vëllain, kam një nip që e kam parë të rritet dhe një mbesë që numëron ditët deri takimin e rradhës së bashku. Njerëz që më rrethojnë me dashuri dhe pa dashuri por e bëjnë me sinqeritet dhe pasion. Kam në krah një njeri të jashtëzakonshëm, një njeri që surprizon rrallë por shumë bukur. Jam e lumtur që përveç gjithë gjërave që kam arritur dhe më janë dhënë askush s’do të më pengojë dot të rritem e ti shtoj vitet që më janë caktuar të jetoj. HSumë bukur të jesh 35.”/Blitz.al/

Komento
Shperndaje