Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bashkëshorti i saj kalon natën në spital, Almeda Abazi niset sërish drejt Turqisë

Bashkëshorti i saj kalon natën në spital, Almeda Abazi niset sërish drejt Turqisë
March 24
17:11 2018

Mbrëmjen e djeshme Almeda Abazi ka moderuar natën e parë të spektaklit “Dancing With the Stars”. Por sot i është dashur të niset drejt Turqisë pasi partneri i saj, Tolghan Sayışman ka pësuar një incident.

Mediat turke shkruajnë se Tolghan është shtruar në spital me temperaturë të lartë, pas i ka bërë reaksion një vaksinë që duhet ta bënte para udhëtimit në Afrikë. Aktori ka bër ënjë vaksinë pasi ishte i ftuar të shkonte në Afrikë, por injeksioni i ka shkaktuar probleme dhe i është dashur të kaloj natën në spital .

Tolghan është mirë por nuk mundi të vinte në Shqipëri për të ndjekur spektaklin ku moderon bashkëshortja e tij Almeda Abazi. Më pas nëpërmjet postimeve në Instagram pamë se ka qenë Almeda ajo që udhëtoi drejt Turqisë për ti qëndruar pranë bashkëshortit./Bltiz.al/

Shperndaje