Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bashkëpunoi me këngëtarin që akuzohet për abuzime seksule, Lady Gaga kërkon falje

Bashkëpunoi me këngëtarin që akuzohet për abuzime seksule, Lady Gaga kërkon falje
January 10
18:44 2019

Lady Gaga kërkoi falje për bashkëpunimin e saj të mëparshëm me R Kelly, pasi këtij të fundit iu publikua dokumentari në të cilin  femrat zbulojnë abuzimet e shumta seksuale.

“Akuzat kundër R Kelly janë absolutisht të tmerrshme” – shkroi Gaga në një deklaratë të mërkurën, duke kërkuar falje për këngën e vitit 2013, “Do What U Want”, që e solli në bashkëpunim me reperin.

Këngëtarja theksoi se video është realizuar në një periudhë të errët të jetës së saj dhe

“Si viktimë e sulmeve seksuale, e bëra këngën dhe videon në një periudhë të errët të jetës sime. Qëllimi im ishte të sillja diçka jashtëzakonisht sfiduese dhe provokuese, sepse isha e zemëruar dhe ende nuk e kisha kaluar traumën që ndodhi në jetën time”- u shpreh ajo.

Gaga tha se mbështet të gjitha gratë që kanë folur në dokumentarin e “Surviving R Kelly” dhe se zërat e tyre duhet të dëgjohen dhe të merren seriozisht. Gratë që u shfaqën në dokumentar kritikojnë edhe këngëtaren për bashkëpunimin me të akuzuarin dhe për videon provokuese.

Ajo tha do ta heqë këngën nga iTunes dhe platformat e tjera, si dhe nuk do të punojë kurrë me R Kelly.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje