Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bashkëpunimi i shumëpritur erdhi! Flor Mumajesi dhe Dhurata Dora publikojnë “Trëndafil”

February 11
16:33 2018

Prej kohësh është paralajmëruar bashkëpunimi më i ri i Flor Mumajesit dhe Dhurata Dorës, me titullin “Trëndafil”.

Projekti i shumë pritur sapo është publikuar.  “Trëndafil” është një këngë me ritme latine, dhe sigurisht motivet latine nuk mund të mungonin as në klip. Veç kësaj shohim që pjesë e klipit janë bërë edhe çunat e Three Dots.

Vetë teksti na tregon se kjo është një këngë kushtuar pikërisht dashurisë dhe jemi të sigurt që çdo kush mund ta gjente veten në të.

Flori na ka surprizuar me motivet e ndryshme që përdor në klipet e tij, siç ishin motivet aziatike në klipin e tij “Shangahi” si dhe ato latine në “Trëndafil”.

Për më tepër detaje mund të ndiqni klipin mëposhtë:

/Blitz.al/

Shperndaje