Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bashkëjetojnë prej dy vitesh, Fatma Methasani: Alfio nuk më propozoi, i shkova vetë në shtëpi

Bashkëjetojnë prej dy vitesh, Fatma Methasani: Alfio nuk më propozoi, i shkova vetë në shtëpi
April 20
23:08 2019

Edhe pse kanë shumë pak kohë që e kanë bërë publike lidhjen, Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani bashkëjetojnë prej dy vitesh tashmë.

Ata janë ndër çiftet më të komentuar të momentit kjo edhe për faktin se tashmë që të gjithë e dijnë se janë bashkë kurioziteti është akoma më i madh për raportin mes tyre.

Këtë të shtunë Fatma ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu ku ndër të tjera ka treguar detaje nga marrëdhënia e tyre në çift. Moderatoret e kanë pyetur se përse vendosvn të bashkëjetonin brenda një kohe të shkurtër dhe si ndodhi që e morën një vendim të tillë.

Fatma ka treguar se ajo e kishte menduar shumë ndryshe në fakt procesin e bashkëjetesës, se ai do i propozonte etj etj. Por në fakt ndodhi shumë ndryshe.

“E kam menduar se unë e kam shpenzuar gjithë adoleshencën duke parë filma si propozohet, si do i porpozojmë, si e merr e çon në shtëpi, dhe unë vajta vetë në shtëpi. Nuk më propozoi askush. Dhe gjithmonë i them: Shiko se nuk të ka shpëtuar ajo pjesa që duhet të më propozosh. Unë në kokën time kisha bërë plane, e kisha menduar me faza, do bëjë këtë apo atë, por ishte diçka që erdhi realisht shumë natyrshëm. Tani boll më ma po rri tek shoqja se sikur po rrija shumë tek shoqja.”,- ka thënë me shaka Fatma.

Por duket se Fatmës i doli akoma edhe më mirë nga sa e kishte menduar pasi nga sa edhe e tregoi, në historinë e tyre ka shumë romancë dhe dashuri./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje