Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Barbana Dini: “Pasurinë e Ergit e kam unë…”

Barbana Dini: “Pasurinë e Ergit e kam unë…”
November 29
15:00 2016

Kënga “Mama” e kantautorit Irkenc Hyka është shkruar nga këngëtari i ndjerë Ergi Dini, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident me motor së bashku me shokun e tij, Kejdi Halili.

Motra e tij, këngëtarja Barbana Dini, ka publikuar një status pak orë më parë, ku shkruan se këtë këngë vëllai i saj e krijoi me shumë dashuri. Nga ana tjetër, ajo bën me dije se shumë shpejt do të publikohen edhe projektet që vetë Ergi Dini kishte në plan të publikonte.

“E ndiej si detyrim moral t’ju njoftoj të gjithëve ju që keni pasur aq shumë dashuri për Ergin se teksti i këngës “Mama” është i fundit për nga periudha që u krijua (2 javë para), pasi ai krijonte vazhdimisht. Ai e bëri me shumë dashuri për mikun e tij Irkencin. Pasurinë që la pas e kam unë dhe do të realizohen prej meje. Është e kuptueshme që do të duhet pak kohë për realizimin e tyre, sepse ai donte perfeksionin dhe ashtu do të jetë edhe realizimi i tyre”, – shkruan Barbana në Facebook./Blitz.al

 

 

Komento
Shperndaje