Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Barbana Dini tashmë e ka pjesë të trupit Ergin

Barbana Dini tashmë e ka pjesë të trupit Ergin
March 16
13:45 2017

Pak ditë më parë, Barbana Dini ka folur për herë të parë në emisionin “Thumb” për ndarjen nga jeta të vëllait të saj Ergi Dinit.

Pas kësaj, sot ajo ka realizuar diçka tjetër në përkujtim të vëllait. Këngëtarja ka bërë tatuazh fytyrën e tij brenda një mikrofoni, në krahun e saj. Bashkangjitur me foton e shpërndarë në rrjetet sociale, Barbana falënderon studion e tatuazheve që i kanë bërë të mundur realizimin e  këtij kujtimi. Pas këtij tatuazhi, ajo e ka Ergin edhe pjesë të trupit të saj.

Ky tatuazh është shumë domethënës, sepse përveç kujtimit të Ergit, këngëtarja tregon edhe lidhjen e fortë që ka pasur ai me muzikën./Blitz.al/

Shperndaje