Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Barbana Dini: Mos nxirrni videot e aksidentit për ca “like”. Do t’ju vrasë dhimbja jonë!

Barbana Dini: Mos nxirrni videot e aksidentit për ca “like”. Do t’ju vrasë dhimbja jonë!
November 26
17:30 2016

Pak ditë pas ndarjes nga jeta të këngëtarit Ergi Dini, motra e tij, Barbana, ka reaguar në Facebook përmes një statusi duke kritikuar ashpër të gjithë gazetat dhe portalet, që kanë shkruar dhe kanë nxjerrë videot e aksidentit të frikshëm që i mori jetën dy djemve. Këngëtarja ka shprehur dhimbjen për humbjen e vëllait në moshë të re dhe i ka quajtur “palaço” të gjithë gazetarët që e kanë përdorur këtë fatkeqësi për të fituar disa “like” dhe klikime.

“O palaço që i harxhoni oksigjenin kësaj bote kot! O gazetarë dhe aktorë të dështuar që nuk dini çfarë është dhimbja, ju shisni edhe familjen për pak vëmendje! Mos nxirrni videot e aksidentit për ca “like” e qindarka të qelbura se do t’ju vrasë dhimbja jonë! Ju të vrisni ditën e të qani natën! Më ka vdekur gjysma e zemrës, por kam gjysmën tjetër gjallë akoma, prandaj STOP!”- shkruan Barbana Dini në Facebook.

Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta në një aksident fatal të dy të rinjve, Ergi Dini 22 vjeç dhe shokut të tij Kejdi Halili 21 vjeç, i ka shokuar të gjithë. Djemtë kanë qenë duke udhëtuar në rrugët e kryeqytetit dhe mësohet se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të motorit./Blitz.al/

barbana

Komento
Shperndaje