Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Barack Obama: Nuk shqetësohem kur vajzat dalin në takime, sepse…

Barack Obama: Nuk shqetësohem kur vajzat dalin në takime, sepse…
November 06
16:02 2016

Presidenti Barack Obama, në një intervistë në një stacion radioje, ka treguar se vajzat e tij, Malia 18 dhe Sasha 15 vjeçe, kanë filluar të anashkalojnë darkat familjare për të dalë në takime.

Ai ka treguar se pse nuk është i shqetësuar që vajzat e tij dalin në takime dhe kjo ndodh për dy arsye.

Arsyeja e parë është gruaja e tij, Michelle Obama.

“Ajo është një shembull i mirë dhe vajzat janë si ajo, nuk e lënë veten të gjykohen nga ndonjë gjë tjetër veç karakterit të tyre. Unë besoj se kam qenë një shembull i mirë në aspektin se si kam trajtuar dhe respektuar gruan time.

Arsyeja e dytë është se ato ruhen nga shërbimi sekret”,- ka thënë Obama me humor./Blitz.al/

Komento
Shperndaje