Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Barack Obama: Ja cila është gjëja e parë që do të bëj me Michelle sapo të lë mandatin

Barack Obama: Ja cila është gjëja e parë që do të bëj me Michelle sapo të lë mandatin
June 10
10:37 2016

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, ka qenë i ftuar në “Tonight Show” me Jimmy Fallon mbrëmjen e së enjtes. Përveç intervistës interesante, siç ndodh gjithnjë me personazhet në këtë emision, batutat e moderatorit ndaj presidentit nuk kanë munguar, aq sa një moment ai i është referuar si “Barack-y with the good hair”.

Gjatë bisedës ata kanë përmendur mandatin e presidentit, 223 ditët e fundit  në Shtëpinë e Bardhë dhe padyshim kanë folur edhe për zgjedhjet. Përveç bisedës për largimin nga posti, Obama rrëfehu se ndihet i emocionuar dhe për vajzën e tij, Malia, e cila do të diplomohet këtë javë. “Mendoj se do të qaj, kështu që besoj se duhet të marrë syze dielli me vete”,- ka thënë Presidenti.

Familja Obama ka vendosur të qëndrojë jo shumë larg vendbanimit të tyre të vjetër, por përpara se të zhvendosen përfundimisht, sigurisht që kanë planifikuar disa pushime. Ai është shprehur se dëshiron të shkojë në ndonjë vend të ngrohtë me bashkëshorten e tij: “Michelle dhe unë do të  pushojmë diku, do t’i lëmë vajzat të rrinë vetëm dhe të kujdesen vetë për veten”.

Ndërkohë që numëron së prapthi ditët e mandatit, Obama sigurisht që është i vëmendshëm edhe ndaj zgjedhjeve të ardhshme. Hillary Clinton ka marrë miratimin dhe pëlqimin e presidentit pasi u zgjodh si përfaqësuesja nga Parita Demokratike.  Ai gjithashtu ka dhënë një mesazh për Donald Trump, duke vënë në dukje se zgjedhjet e këtij viti duhet t’u kujtojnë amerikanëve se kjo është një punë serioze dhe jo një shfaqje televizioni.

Komento