Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Banorët për drekë përpara se të hynin në “Big Brother”. Ky koment i Gertës zbulon edhe më shumë nga skandali

Banorët për drekë përpara se të hynin në “Big Brother”. Ky koment i Gertës zbulon edhe më shumë nga skandali
May 23
17:43 2017

Pak minuta më parë, Damiano ka marrë sërish vëmendjen e publikut pasi ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto të disa prej banorëve në “Big Brother”. Ata shfaqen duke drekuar në një foto që është shkrepur përpara se të hynin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Olsi, Fiorentina, Musa dhe Denisi janë katër nga banorët që janë njohur përpara se të hynin në lojë.

Por duket se ata nuk kanë qenë të vetmit.  Në foto shfaqet një vajzë e panjohur të cilën shumë e kanë ngatërruar me Gertën, një tjetër banore e këtij edicioni.

Në një faqe jo zyrtare që mban emrin e “Big Brother” në Instagram është publikuar fotoja që Damiano ka shpërndarë dhe mes komenteve të ndryshme ka ardhur edhe një reagim i Gertës, ish-banore e “Big Brother”. Gerta ka treguar se edhe ajo vetë ka qenë në atë drekë, në një bisedë me një prej komentuesve.

Një komentues i shkruan:

“S’e kuptoj këtë Gerta Shinon. Këtej thotë se vajza në foto nuk jam unë … dhe më poshtë thotë se kemi ngrënë drekë pa lejen e produksionit. Hajde merre vesh!”

Në një mesazh të mëparshëm, të cilin Gerta e ka fshirë pasi nuk gjendet më, ish-banorja duket se ka pranuar se ishte edhe ajo pjesë e kësaj dreke, si dhe e ka mohuar gjithashtu se vajza në foto është ajo. Nga sa mund të kuptohet sipas komenteve, ata kanë dalë pa dijeninë e produksionit.

Në një tjetër koment Gerta shkruan:

“Ku u përmend dreka? Po ti kaq logjikë ke saqë s’e merr dot me mend që edhe pse s’jam në foto mund të kem qenë edhe unë aty? Nuk dini shumë gjëra ju “publiku”, kështu që më mirë shihni e dëgjoni ç’ju servirim ne pa dhënë shumë komente e imagjinata”.

Duket se Gerta ka shumë gjëra që ende nuk i ka thënë, edhe pse në një farë mënyre na ka lënë të kuptojmë se dhe ajo i ka njohur këta banorë përpara hyrjes në “Big Brother”. Ndoshta ashtu siç ajo mund të ketë qenë aty, por nuk ka dalë në foto, mund të kenë qenë edhe banorë të tjerë./Blitz.al/

Shperndaje