Blitz

 Breaking News

Balerini i njohur shqiptar, fitues i çmimit më të rëndësishëm të “dance”-it në SHBA!

Balerini i njohur shqiptar, fitues i çmimit më të rëndësishëm të “dance”-it në SHBA!
January 24
14:38 2020

Lista e personazheve dhe talenteve shqiptarë, fama e të cilëve ka kaluar kufinjtë tanë është e gjatë.

 

Kësaj liste tashmë i shtohet edhe emri i balerinit të njohur shqiptar, Jurgen Bala, i cili prej kohësh është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej ku vazhdon profesionin e tij si balerin.

Mirëpo, fati i ka buzëqeshur Jurgenit pasi ai është tashmë zyrtarisht fitues i një prej kompeticioneve më të rëndësishëm të baletit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ballroom Dance Competition” quhet kompeticioni që mbahet çdo fundvit-fillim viti në Uashington dhe ku konkurrojnë 14 çifte në dance-in sportiv.

Ndër 14 çiftet, këtë edicion ishte edhe Jurgen Bala bashkë me Adel Lamin, të cilët u shpallën fitues të çmimit të parë të kompeticionit me zhanerin latin.
Tashmë, çifti i balerinëve po shijon trofeun dhe po përgatiten për garën e rradhës që do të mbahet në mars, në Los Angeles.
Ne i urojmë balerinëve tanë shumë suksese!

Share