Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Balerina Klaudia Pepa guxon me një set fotografik si kurrë më parë!

Balerina Klaudia Pepa guxon me një set fotografik si kurrë më parë!
October 12
12:40 2016

Ka qenë fotografi i njohur në Shqipëri, Renuar Locaj, ai që ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram; ai, kolegët e tij dhe Klaudia Pepa ndodhen pranë detit për një set fotografik.

14696922_10210462853078202_395490475_n

Blitz.al ka mësuar nga burime të sigurta se ky set po zhvillohet në qytetin e Vlorës dhe Klaudia Pepa ka guxuar shumë me paraqitjen e saj, duke u shfaqur nudo në fotografitë, që me shumë mundësi do të publikohen së shpejti.

Duke njohur format trupore prej balerine dhe elasticitetin e Klaudias mund të themi me siguri se ky do të jetë një set mjaft i arrirë artistikisht dhe mbetet në pikëpyetje vetëm për të parë se si do ta presë publiku këtë projekt të ri të Klaudias, që do të shfaqet si kurrë më parë. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje