Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Balerina e njohur e “Top Channel” në pritje të fëmijës së saj të dytë

September 24
12:02 2016

...

 

Baleti është pasioni i saj, jeton me të prej 23 vitesh dhe kjo duket në çdo lëvizje të saj. Sueda Guri, aktualisht soliste e trupës së baletit në “Portokalli” këto kohë po përjeton ditët më të bukura, ato të shtatzënisë. Ajo është në muajin e saj të pestë dhe gjinia e fëmijës është vajzë. Një lumturi e dyfishtë kjo për t`i dhuruar djalit të saj 4-vjeçar, Tomit, një motër aq shumë të dëshiruar prej tij.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Henril, e kishin parashikuar këtë shtatzëni prej kohësh sepse dëshira e tyre e madhe është një familje me shumë fëmijë. Sueda nuk ka marrë shumë kilogramë dhe për këtë kujdeset që të ndjekë një regjim ushqimor të pasur me vitamina, karbohidrate dhe proteina. Prej pak ditësh ka filluar kursin e jogës për nënat shtatzëna dhe ndihet mjaft mirë, ndihmuar kjo edhe nga elasticiteti i trupit të saj për shkak të profesionit. Guri ka marrë pjesë në shumë produksione të “Top Channel” në 7 vitet e punës së saj, si në “E diell”, “Në një javë”, “The Voice”. Më herët ajo ka qenë soliste në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe një nga balerinat më të talentuara në Klan duke zëvendësuar Ambeta Toromanin, e cila u largua për në Itali në produksione si “Maratona e Këngës Popullore”, “Net vere”, “Kënga Magjike”“Porta e Fatit”“Kombinat Show” etj.

Ky sezon i ri i “Portokalli”-së do ta gjejë Suedën jo më në skenë, por si teleshikuese besnike e spektaklit që i fali asaj për gjithë këto vite emocion, famë dhe profesionalizëm. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje