Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Backstreet Boys, tashmë në një mini-turne

Backstreet Boys, tashmë në një mini-turne
September 24
10:09 2016

Nëse keni dashur gjithmonë që të ndiqni “live” një nga grupet më të suksesshme në histori, Backstreet Boys, atëherë sot më shumë se kurrë keni shansin për ta bërë dëshirën realitet.

Billboard ka konfirmuar ekskluzivisht se grupi do të mbajë një seri koncertesh prej 18 datash në rezidencën e “The Axis”, në Planet Hollywood Resort & Casino, Las Vegas.

Sipas producentëve, koncertet janë planifikuar të mbahen në periudhën mars-korrik 2017.

“Do të jetë një spektakël i vërtetë”, – shprehet Brian Kittrell, një nga producentët e eventit.

Datat:

Mars – 1, 3, 4, 8, 10, 11, 15, 17, 18

Qershor – 14, 16, 17, 21, 23, 24, 28, 30

Korrik – 1 /Blitz.al/

Komento
Shperndaje