Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Baby G i bën “diss” reperes së On Records: Mos vallë u rihap sherri?

Baby G i bën “diss” reperes së On Records: Mos vallë u rihap sherri?
June 24
13:41 2018

Një nga largimet më të bujshme nga labeli On Records, ishte ai i Baby G, e cila fillimisht u tha se ishte larguar për shkak të sherrit me Mozzik, asokohe pjesë e kësaj kompanie.

Arsyeja e vërtetë e largimit nuk u mësua kurrë, por pamë vetëm postime me armë dhe kërcënime.

Deri dje ujërat ishin të qeta, por pas këtij postimi të Baby G gjërat do të trazohen.

Ajo ka postuar një foto kur ishte e vogël krah familjes dhe shkruan: “1995 – viti kur u ngjiza… 1996 – viti kur linda”

“Mami dhe babi më kanë thënë, përsa kohë je vetvetja dhe je e vërtetë ne jemi krenarë. Përsa kohë kam familjen, jam kaq e pasur. Këtë e kupton kur unë bëj rep sepse unë nuk repoj për para, ti b*shtër e varfër”, – ka shkruar Baby G.

Në një ditë tjetër ky do të ishte një postim normal.

Ama dje, antarja më e re e On Records, Rina ka publikuar këngën “Ashiqare”, ku flet për pasuri, famë dhe për jetë luksoze. Labeli i saj po e trumpeton këngëtaren si reperen e parë në Shqipëri, por Baby G duket se ka pak kundërshtime.

Duke marrë parasysh faktin që kënga, nuk ka as 24 orë që është publikuar, dhe Baby G ishte dikur pjesë e këtij labeli, atëherë kuptohet mjaft qartë se për kë janë këto fjalë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje