Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Babai im është një përbindësh”- vajza e R Kelly flet për herë të parë në lidhje me akuzat që i bëhen atij për abuzime seksuale

“Babai im është një përbindësh”- vajza e R Kelly flet për herë të parë në lidhje me akuzat që i bëhen atij për abuzime seksuale
January 11
19:13 2019

Vajza e këngëtarit R Kelly ka thyer heshtjen mbrëmjen e djeshme, në lidhje me akuzat e rënda që po i bëhen babit të saj. Abi, emri i vërtetë i së cilës është Joann Kelly, postoi një mesazh të gjatë në Instagram duke e quajtuar artistin një njeri të tmerrshëm për veprimet që ka bërë dhe zbulon se nuk ka folur me të prej prej vitesh.

Kujtojmë që R Kelly është duke u përballur me akuza të rënda, pas publikimit të dokumentarit “Survivng R Kelly’ (Ti mbijetosh R Kellyt), ku disa vajza tregojnë se përgjatë viteve këngëtari ka përdorur fuqinë dhe ndikimin që ka pasur, për të abuzuar me to fizikisht dhe seksualisht.

Ja çfarë shkruan vajza e 52 vjeçarit në postimin në Insta-story: “Përpara se të filloj duhet t’ju bëj me dije se jam duke folur nga zemra, asgjë që do të them nuk ka për qëllim të lëndojë askënd të përfshirë në këtë çeshtje. Çdokush që më njeh personalisht apo që më ka ndjekur përgjatë viteve e di se unë nuk kam një marrdhënie të mirë me tim atë. Nuk flas me të, dhe në këtë postim nuk flas në emër të tij. Nuk kam dëshirë që të diskutoj për jetën time personale në rrjetet sociale por mendoj se me këtë çeshtje gjërat po dalin jashtë kontrollit.”

Për sa i përket marrdhënies të keqe që ajo ka me artistin Kelly, Abi ka thënë gjithashtu se e ëma e saj dhe të afërmit nuk flasin me të prej kohësh dhe nuk e kanë parë prej vitesh. Ky vendim i tyre ka ardhur pasi veprimet e tij në jetë, madje dhe vetë mbiemri që ai mban, i ka bërë që të kalojnë shumë vështirësi. “Të kalosh ato që unë kam kaluar në jetë, të bëjnë të urosh  që askush të mos e ndjejë dhimbjen që unë kam ndjerë. E gjitha është një kujtesë sa sa i tmerrshëm është babai im dhe është një mësim për të gjithë, se si duhet të ngremë zërin për persona si ai. Megjithatë komentet dashakaqe kundër familjes apo të afërmve të mi nuk ndihmojnë askënd dhe gjithashtu nuk lejojnë hapësirë për ata që kanë një histori për të rrëfyer. Babai im është një përbindësh, unë e di, jam rritur në shtëpinë e tij.”- shkruan vajza e Kelly-t.

Në fund ajo i dërgon të gjithë dashurinë e saj viktimave të abuzimeve, dhe i premton që do të përpqët ti ndihmojë me çdo gjë. Ndërkohë nuk harron të falenderojë dhe çdo person që i ka qëndruar pranë familjes së saj për të kaluar periudhën e vështirë në të cilën janë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje