Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Babai i Meghan Markle mendon se e bija është “e tmerruar” nga jeta në familjen mbretërore

Babai i Meghan Markle mendon se e bija është “e tmerruar” nga jeta në familjen mbretërore
July 16
20:01 2018

Babai i Dukeshës së Sussex-it, Thomas Markle është shprehur i shqetësuar për rolin e vajzës së tij në familjen mbretërore. Në një intervistë të dhënë së fundmi ai ka treguar se e bija e tij ndihet e tmerruar dhe këtë e ka kuptuar që në shikimin e saj.
“Ajo çfarë mendoj për time bijë tani është se ajo është e tmerruar. E shoh këtë në sytë e saj, në fytyrën e saj e madje edhe në buzëqeshje. Unë e njoh prej vitesh qeshjen e saj. Nuk më pëlqen atë që po shoh tani. Kjo nuk është një buzëqeshje skenike por e dhimbshme.”,- është shprehur 73-vjeçari në një intervistë për “The Sun” .
“I duhet të paguajë një çmim shumë të madh që u martua në atë familje. Mendoj se po kalon një presion shumë të madh.”

Jo vetëm kaq po babai i saj ka kritikuar dhe mënyrën e saj të të veshurit.
“Meghan duket si një personazh nga një film i vjetër. Pse vishemi në 2018 si në vitin 1930? Përse duhet që ti mbulojnë gjunjët?”,- është shprehur babai i Meghan-it. Duket se ai beson se e bija nuk është e lumtur dhe thjesht po ndjek rregullat e familjes mbretërore./Blitz.al/

Komento
Shperndaje