Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Babai i Lindsey Lohan tregon të vërtetën për shtatzëninë e së bijës

Babai i Lindsey Lohan tregon të vërtetën për shtatzëninë e së bijës
July 28
13:02 2016

Michael Lohan, babai i Lindsey Lohan, ka konfirmuar lajmin se vajza e tij është në pritje të një fëmije pas aludimeve që vetë aktorja bëri publike pak ditë më parë. Lajmi vjen vetëm një ditë pasi aktorja është ndarë nga i fejuari i saj, Egor Tarabasov, për të cilin ajo ka thënë se ka tentuar ta mbysë. Megjithatë, i ati i Lindsay nuk ka dhënë më shumë informacione sa i përket shtatzënisë së të bijës dhe sa muajshe është ajo.

Aktorja është shprehur se i fejuari e ka tradhtuar me një prostitutë ruse dhe se një mbrëmje ai u përpoq ta mbyste, aq sa fqinjët janë detyruar të thërrasin policinë nga të thirrurat e saj. Megjithatë, duket se jo gjithçka ka marrë fund mes tyre pasi Lohan është shprehur se Egor ka probleme me menaxhimin e emocioneve dhe do të donte që ai t’i nënshtrohej një terapie. Nëpërmjet një posti në Instagram ajo është shprehur se ndoshta marrëdhënia e saj do të rregullohet, por asaj i nevojitet pak pushim duke kërkuar nga fansat e saj të respektojnë privatësinë dhe duke u shprehur se më e mira do të ishte që ajo dhe i fejuari t’i diskutonin bashkë çështjet personale./Blitz.al/

Dear friends. I’m good and well. #ATM I am taking time for myself with good friends. I am sorry that I’ve exposed certain private matters recently. I was acting out of fear and sadness… We all make mistakes. Sadly mine have always been so public. I have done a lot of soul searching in the past years, and I should have been more clear minded rather than distract from the good heart that I have. Social media comes with the territory of the business and the world we now live in. My intentions were not meant to send mixed messages. Maybe things can be fixed… Maybe not.. I hope they can. But I am 30 years old and I do deserve a #GENTLEgiant Life is about love and light. Not anger 🙏🏻 Thank you to those who stand by my side

A photo posted by Lindsay Lohan (@lindsaylohan) on

Shperndaje