Blitz

 Breaking News

Babai i Lindsay Lohan arrestohet për dhunë në familje

Babai i Lindsay Lohan arrestohet për dhunë në familje
February 12
10:27 2020

Babai i Lindsay Lohan është arrestuar nga policia ditën e hënë për dhunë në familje. Aludohet se babai i aktores së njohur ka ushtruar dhunë fizike mbi ish-bashkëshorten e tij me të cilën nuk ka më marrëdhënie aktualisht.

Michael Lohan, 59 vjeçar u mor në paraburgim pasi Kate Major shkoi në polici dhe pretendoi se ai do ta sulmonte atë në shtëpinë e saj në The Hamptons.

Major bëri kërkesë për ndarje nga Lohan pas një viti martese në 2015. Ndërkohë që në deklaratën e tanishme tha se ai u bë i dhunshëm me të pasi ajo u përball me të pasi siç duket zbuloi se ai kishte kërkuar shërbime eskortë në Houston ndërsa ishte në udhëtim atje.

Major përshkruan se si Lohan sipas saj e goditi me varëse rrobash para se ta rrëmbente nga fyti, duke e lënë me mavijosje të dukshme.

Ajo pretendoi se Lohan kërcënoi ta godasë me thikë dhe e rrahu kur ajo u përpoq të largohej prej tij.

Share