Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Babai i Ergi Dinit: Kuptimin e poezisë e mora vesh të nesërmen në mbrëmje… M’u thaftë dora!

Babai i Ergi Dinit: Kuptimin e poezisë e mora vesh të nesërmen në mbrëmje… M’u thaftë dora!
November 25
15:38 2016

Para pak ditësh është ndarë nga jeta, si pasojë e një aksidenti tragjik, këngëtari i njohur Ergi Dini. Një ditë para humbjes së tij, i ati, Dashamir Dini, kishte shkruar një poezi në rrjetet sociale dedikuar vdekjes.

ÇAST I KEQ

Vdekja më vështron me sytë tuaj…

Retë dhe pulëbardhat digjen nga perëndimi.

Mbi buzët tuaja prej lamtumire, më pret puthja e fundit.

Hëh!

Trëndafilat prej gjaku të urrejtjes, do thahen në parvazin e horizontit.

Unë pres i veshur me smokingun e zi te muzgut, të takoj ditën tjetër…”

Gazetari dhe poeti ka reaguar lidhur me këtë poezi.

Përmes komenteve në Facebook  ai ka falënderuar  të gjithë miqtë për ngushëllimet dhe ka rrëfyer se nuk kishte arritur të kuptonte se çfarë donte të thoshte me këtë poezi, por që fatkeqësisht e zbuloi të nesërmen.

“Fatkeqësisht kjo poezi u shkrua një ditë përpara kobit, m’u thaftë dora! Nuk arrita ta kuptoja kur e shkrova se për çfarë e shkrova, çfarë doja të thosha?! Hedhja e saj qe shumë instinktive. Kuptimin e mora vesh vetëm të nesërmen në mbrëmje… kur mora lajmin e kobshëm”.

foto1

 

Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta në një aksident fatal të dy të rinjve, Ergi Dini 22 vjeç dhe shokut të tij Kejdi Halili 21 vjeç, i ka shokuar të gjithë. Djemtë kanë qenë duke udhëtuar në rrugët e kryeqytetit dhe mësohet se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të motorit./Blitz.al/

 

familja-e-ergit

Komento
Shperndaje