Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“B.E. Caffe, jo si Portokallia!” – Erion Isai zbulon detajet e formatit më të ri të humorit në TV Klan

“B.E. Caffe, jo si Portokallia!” – Erion Isai zbulon detajet e formatit më të ri të humorit në TV Klan
September 11
12:01 2018

Tashmë surprizat janë zbuluar të gjitha dhe ne thjesht na duhet të presim fillimin e formatit më të ri të humorit në TV Klan, “B.E. Caffe” i cili do të jetë pjesë e “E diela Shqiptare”. Protagonistë do të jenë 3 aktorët e humorit Erion Isai, Bes Kallaku dhe “Kimikati”. Treshja e larguar nga “Portokalli” do të sjellin diçka ndryshe nga herët e tjera dhe detajet i ka treguar vet Erioni në një intervistë për Tv Klan, ku është shprehur:

“Ftesa për të qenë në Tv Klan ka qenë publike, në natën finale të “Këngës magjike”. Kurorëzimi i “B.E. Caffe” tek “E diela Shqiptare” ishte një proces i natyrshëm i të gjithëve bashkë.” – shprehet ai.

Më tej shton:
“B.E. Caffe” ishte një ngacmim i Arditit. Paralelizmi midis ëndrrës për të qenë Shqipëria në Bashkimin Europian dhe dëshirës së papërmbajtshme të shqiptarëve për bar-kafenetë. Është një simbol që përshkruan aktualitetin shqiptar. “B.E. Caffe” është një format tërësisht i ri, i konceptuar si një show i performancës, i argëtimit dhe i humorit. Në kombinime të veçanta të studios dhe eksterierit, ne shpresojmë të sjellim një format të ri dhe të bukur. Në ndryshim nga Portokallia, ne këtu do e trajtojmë humorin nisur nga vetja dhe jo nën petkun e personazheve tona. Personazhet tona do të vijnë vetëm me të ftuarit VIP të emisionit, në një formë të veçantë të cilën s’po e zbuloj.” – është shprehur aktori. /Blitz.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje