Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Azealia Banks sulmon Zayn Malik! Pezullohet nga Twitter

Azealia Banks sulmon Zayn Malik! Pezullohet nga Twitter
May 13
10:59 2016

Reperes amerikane Azealia Banks i është pezulluar profili i saj në Tëitter për shkak të disa postimeve të cilësuara raciste kundrejt këngëtarit Zayn Malik.

Historia filloi në momentin që Banks akuzoi këngëtarin britanik se i kishte kopjuar stilin në videon e këngës “Like I ëould”, duke treguar një foto të ngjashmërive mes të dyve.

Kur Malik shkruajti në profilin e tij se “nuk i interesonte asgjë’, reperja e interpretoi këtë shkrim si përgjigje ndaj akuzave të saj.

Ajo më pas vazhdoi duke i thënë Malik që të mos shtirej kot si rebel dhe duke e pyetur edhe për sa kohë do të vazhdonte ai të sillej jo ashtu siç është në të vërtetë, por si një djalë me ngjyrë.

Pas këtyre postimeve që më pas i fshiu, ajo e cilësoi britanikun ‘kurvë’!

Këto mesazhe agresive të Banks i detyruan organizatorët e “London’s Rinse FM’s Born & Bred Festival” ta përjashtojnë atë nga pjesëmarrja.

Në fakt kjo nuk është një gjë e re për Azealia Banks, e cila shpesh është vënë në shënjestër për komentet e saj jo pak agresive nëpër rrjetet sociale, si për shembull ndaj Sarah Palin, Rita Orës apo Lily Allen.

Komento