Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Axl Rose lë Guns N’ Roses dhe i bashkohet bandës AC/DC

Axl Rose lë Guns N’ Roses dhe i bashkohet bandës AC/DC
April 17
12:42 2016

Thashethemet që qarkulluan prej kohësh tashmë janë konfirmuar: disa orë përpara se Guns N’ Roses të planifikonin rikthimin e tyre, AC/DC i surprizoi të gjithë duke lajmëruar se në turin e arshshëm Axl Rose, vokalist i Guns N’ Roses, do t’i bashkohet grupit të tyre.

Rose do të marrë vendin e vokalistit Brian Johnson, i cili ka humbur dëgjimin. “AC/DC do të donte të falënderonte Brian Johnson për të gjithë kontributin dhe dedikimin që ky i fundit i ka dhënë bandës për gjithë këto vite. Ne i urojmë atij më të mirën edhe për sa u përket çrregullimeve në të dëgjuar, që janë arsyet pse u largua nga banda” – kanë rrëfyer pjesëtarët e AC/DC.

“Ne duam që ky tur të mbyllet ashtu siç nisi. E kuptojmë dhe e respektojmë vendimin e Brian për t’u larguar nga banda në mes të rrugëtimit, por ne duhet të tregojmë gjithashtu respekt për të gjithë dashamirësit që na kanë ndjekur me vite, ndaj dhe jemi me fat që Axl Rose është ofruar të na ndihmojë në këtë moment…”, – kanë shtuar ata.

Turi nëpër stadiumet europiane fillon në datën 7 maj në Lisbon dhe vazhdon më 22 qershor në Aarhus të Danimarkës. Thënë këtë, Axel Rose do ta ndërpresë turin me Guns N’ Roses.

 

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje